Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xhodi, ka emocionuar publikun me një rrëfim tepër prekës gjatë intervistës në “Se Luan Topi”, ku foli për humbjen e babait të saj dhe momentet dramatike që përjetoi atë ditë.
Ajo tregoi se i ati ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vetë kishte shkuar në Kishën e Laçit për t’u lutur për shërimin e tij.
E mbushur me shpresë dhe besim, Xhodi rrëfeu se kishte marrë me vete ujë të bekuar dhe sende simbolike për t’ia çuar babait, me mendimin se gjithçka do të përmirësohej.
Por gjatë kohës që ndodhej ende në kishë, ajo mori një telefonatë urgjente për t’u nisur menjëherë drejt spitalit, pasi gjendja e të atit ishte rënduar.
Fillimisht, familjarët nuk i treguan të vërtetën e plotë, duke i lënë ende një grimë shprese. Por kur mbërriti në spital, u përball me lajmin më të rëndë: babai i saj kishte ndërruar jetë.
“I kam hedhur të gjitha përtokë ato që kisha,” – rrëfeu ajo për momentin tronditës që nuk do ta harrojë kurrë.
Xhodi e cilësoi atë periudhë si një nga më të vështirat e jetës së saj, mes lutjeve, shpresës dhe dhimbjes së madhe për humbjen e një prindi.




