Përballja televizive mes MC Kreshës dhe ish-partneres së tij, Rozana Radi, ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, por reagimi më i papritur erdhi nga bashkëshortja e reperit, Erzina.
E ftuar në “Prive by Liberta Spahiu”, ajo foli pa komplekse për gjithë bujën që u krijua pasi Kresha u shfaq në të njëjtën studio me Rozanën.
E pyetur për komentet virale si: “Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?”, Erzina reagoi me shumë sportivitet dhe humor.
“Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk e ka parë aspak situatën si problematike.
Madje, ajo tregoi se vetë e kishte mbështetur reperin për këtë dalje televizive:
“I thashë: ‘Do it’. Nuk është diçka që më prek.”
Por deklarata që mori më shumë vëmendje ishte ajo për Rozana Radin. Erzina tregoi se këngëtarja ka nisur të ndjekë markën e saj “Meraki”, ndërsa reagimi i saj ishte plot vlerësim dhe respekt.
“I dërgoj shumë dashuri. Unë dhe Rozana jemi dy gra të forta e të pavarura… Shija e Kreshës,” – tha ajo me humor.
Me këtë reagim të qetë dhe të matur, bashkëshortja e MC Kreshës tregoi se mes saj dhe Rozanës nuk ka tension apo xhelozi, duke surprizuar shumë ndjekës që prisnin krejt të kundërtën.




