Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme, jo vetëm për muzikën e re, por edhe për një moment shumë të veçantë familjar që emocionoi fansat.
Pak para publikimit të projektit të tij më të ri muzikor (EP), artisti hyri “Live” në TikTok së bashku me mikun e tij të afërt, Gimbon, ndërsa mijëra ndjekës ishin mbledhur për të festuar edhe ditëlindjen e tij.
Por mes bisedave dhe atmosferës festive, Gjesti surprizoi të gjithë duke prezantuar për herë të parë publikisht të fejuarin e motrës së tij, Blerinës.
Me shumë krenari dhe humor, ai u shpreh para ndjekësve: “Qiky është dhëndri.”
Momenti u prit me entuziazëm nga fansat, ndërsa edhe Gimbo iu bashkua atmosferës festive duke thënë me shaka: “Erdh dhëndri!”
Ky veprim i Gjestit u interpretua si një tregues i raportit shumë të afërt që ai ka me familjen dhe mbështetjes që i jep lumturisë së motrës së tij.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi për fejesën e Blerinës, ndërsa tashmë vetë Gjesti e ka bërë publik lajmin edhe për ndjekësit e tij.




