Adioni ndez sërish dyshimet për lidhje! Veprimi i tij ndaj Diona Fonës “trazon” rrjetin pas daljes së Olës...

Adioni ndez sërish dyshimet për lidhje! Veprimi i tij ndaj Diona Fonës “trazon” rrjetin pas daljes së Olës...

Emri i Adionit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas “Ferma VIP”, ndërsa fansat po përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh realisht në jetën e tij sentimentale.

Gjatë kohës që ishte pjesë e reality show-t, në mediat rozë qarkulluan lajme për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Diona Fona. Edhe pse ai nuk reagoi asnjëherë publikisht për t’i konfirmuar apo mohuar zërat, një veprim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer menjëherë dyshimet.

Ditën e sotme, Adioni publikoi në Instastory projektin më të ri muzikor të Dionës, duke e shoqëruar me fjalët: “2026 banger” dhe me urime për suksesin e këngës.

Edhe pse në postim kuptohet se Adioni ka qenë producent i projektit, ndjekësit e interpretuan menjëherë këtë si një tjetër sinjal që mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Adion Puka via Instagram Story

Situata bëhet edhe më interesante pasi vetëm mbrëmjen e kaluar nga “Ferma VIP” u eliminua edhe Ola, me të cilën Adioni krijoi një raport shumë të afërt brenda fermës.

Fansat kujtojnë ende momentin romantik kur ai e puthi Olën gjatë eliminimit të tij dhe i premtoi se do ta priste jashtë. Dhe ashtu ndodhi: sapo Ola doli nga spektakli, Adioni ishte aty për ta pritur në studio.

Tani, me Diona Fonën dhe Olën që përmenden njëkohësisht pranë emrit të tij, rrjetet sociale janë ndezur me aludime dhe teori të reja për jetën private të ish-konkurrentit.