Përflitet për një romancë sekrete? Romeo Veshaj në qendër të zërave për lidhje me biznesmenen e njohur...

Romeo Veshaj via Instagram
Romeo Veshaj via Instagram

Një tjetër lajm i bujshëm po qarkullon në mediat rozë dhe kësaj here në qendër të vëmendjes është Romeo Veshaj.

Sipas raportimeve të fundit nga “Pamfleti”, aktori dhe moderatori po përflitet për një raport të afërt me biznesmenen Silvana Kulla, një emër i njohur në sektorin e industrisë dhe makinerive të drurit.

Burimet pretendojnë se marrëdhënia mes tyre mund të ketë nisur që në vitin 2021 dhe se është mbajtur larg syrit të publikut për një kohë të gjatë.

Madje, sipas të njëjtave raportime, thuhet se biznesmenja ka pasur rol të rëndësishëm në mbështetjen e projekteve profesionale të Romeos, duke përfshirë edhe financimin e platformës së tij mediatike.

Në artikull përmenden gjithashtu kompani si “Simac Group” dhe “Eurocol” si mbështetëse të projekteve të aktorit, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe diskutimet online.

Ndërkohë, krahas zhurmës për jetën personale të Romeos, edhe vëllai i tij Donald Veshaj po komentohet shumë për hyrjen në biznesin e ndërtimit me projektin për një kullë 33-katëshe në Vlorë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim publik nga Romeo Veshaj lidhur me aludimet për romancën e përfolur, duke lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve që po qarkullojnë në rrjet.