Edhe pse romanca e tyre në “Big Brother VIP Kosova” ka përfunduar prej kohësh, Xheneta dhe Gjesti vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në rrjet.
Së fundmi, gjatë rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, Xheneta ka bërë një deklaratë të fortë dhe shumë direkte ndaj ish-partnerit të saj.
Ajo tregoi publikisht se nuk i pëlqen aspak fakti që Gjesti, pas ndarjes së tyre, po kontakton mikeshat e saj.
“Dua t’i them që e ka të kotë të vazhdojë… të paktën të mos u shkruajë shoqeve të mia. Ka plot goca të tjera, por t’u shkruajë të gjithave këtu, nuk i takon,” – u shpreh ajo.
Deklarata e Xhenetës ndezi menjëherë reagimet në studio dhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës nisën të komentojnë raportin ende të tensionuar mes dy ish-banorëve.
Ky detaj ka rikthyer sërish në fokus marrëdhënien e tyre të shumëpërfolur, duke shtuar dyshimet se mes tyre ende ka hatërmbetje dhe çështje të pambyllura.




