“Mbylleni Fermën, fitoi Moza!” – Reagimi i Mimoza Ahmetit ndez rrjetin pas debatit të fortë...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një nga momentet më të forta të këtij sezoni të “Ferma VIP” ka shpërthyer gjatë spektaklit të fundit “Prime”, pas debatit të ashpër mes Henrit dhe Vanesës.

Situata nisi kur Henri ngriti akuza të forta ndaj Vanesës, pasi kjo e fundit kishte puthur në buzë vëllain e saj, një veprim që ai e konsideroi të papranueshëm.

Debati u përshkallëzua menjëherë në studio, ndërsa disa prej banorëve dolën në mbrojtje të Vanesës, duke argumentuar se bëhej fjalë thjesht për një shprehje afeksioni familjar.

Por momenti që “shpërtheu” rrjetin erdhi nga ndërhyrja e Mimoza Ahmetit.

Shkrimtarja foli hapur dhe me tone të prerë, duke kundërshtuar çdo normalizim të një sjelljeje të tillë mes familjarësh.

Fëmija nuk puthet në buzë me prindin dhe vëllai me motrën nuk puthen në buzë,” – u shpreh Moza gjatë debatit, duke shtuar edhe shembuj që ndezën më tej diskutimet online.

"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas këtij momenti, rrjetet sociale u mbushën me komente në mbështetje të saj. Shumë ndjekës vlerësuan mënyrën direkte dhe argumentimin e Mozës, ndërsa të tjerë nisën me humor thirrjet: “Mbylleni Fermën, fitoi Moza!