Një ndryshim i rëndësishëm në moderim pritet të shoqërojë sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Pas katër edicionesh në krye të spektaklit, Jonida Vokshi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni.
Largimi i saj ka hapur menjëherë pikëpyetjet për moderatoren e re që do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në drejtimin e BBVK 5.
Ndërkohë, Alaudini ka vijuar të ndajë detaje nga përgatitjet për sezonin e ri, duke lënë të kuptohet se do të jetë sërish në krye të spektaklit.
Por kush do të zërë vendin e lënë bosh nga Jonida?
Ende nuk dihet nëse produksioni do të ndjekë të njëjtën formulë dhe do të zgjedhë një moderatore përkrah Alaudinit, apo nëse këtë sezon do të ketë një ndryshim edhe më të madh në mënyrën e prezantimit.
Disa detaje rreth asaj që po diskutohet ka zbuluar gazetari Agon Rexhepi në emisionin “Ora 7”, por emri i personit që pritet t’i bashkohet Alaudin Hamitit nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, përgatitjet për BBVK 5 duket se janë në një fazë të avancuar. Vetë Alaudini ka publikuar së fundmi një pamje me portretet e disa kandidatëve të mundshëm, duke e cilësuar grupin që po përgatitet si “kastin më të fuqishëm deri sot”.
Kështu, pas largimit të Jonida Vokshit, një nga misteret kryesore të sezonit të ri mbetet pikërisht identiteti i personit që do t’i bëhet krah Alaudinit në skenën e BBVK 5.
Kush do të jetë emri surprizë? Përgjigjja pritet të zbulohet së shpe




