Përgatitjet për “Big Brother VIP 5” kanë nisur dhe kurioziteti për personazhet që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme është gjithnjë e më i madh.
Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë tashmë sinjalin e parë për kastin e ri. I pyetur nga një ndjekës nëse mund të zbulonte qoftë edhe një banor apo karakter që do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm, Alaudini dha një përgjigje të shkurtër, por mjaft intriguese:
“Në rregull… zhigolo.”

Alaudin Hamiti via Instagram Story
Pra, edhe pse emri i banorit nuk është zbuluar, moderatori ka konfirmuar se një prej profileve që pritet të jetë pjesë e BBVIP 5 do të jetë një personazh i cilësuar si “zhigolo”.
Deklarata ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e publikut, ndërsa tashmë pyetja që qarkullon është: Kush fshihet pas këtij përshkrimi?
Me përzgjedhjen e kastit ende në proces, duket se Big Brother VIP 5 po përgatitet të sjellë personazhe që mund të shkaktojnë jo pak debate, dinamika dhe reagime që në javët e para të spektaklit.




