Jul Deda lë duhanin për të birin! Premtimi i bërë vite më parë u realizua më shpejt nga sa e kishte menduar...

Jul Deda lë duhanin për të birin! Premtimi i bërë vite më parë u realizua më shpejt nga sa e kishte menduar...

Një ditë e veçantë ka qenë kjo për familjen e Jul Dedës. Djali i tij, Mateo Deda, ka firmosur kontratën e parë si futbollist profesionist, duke i dhënë të atit edhe një arsye më shumë për të qenë krenar.

Krahas këtij suksesi të të birit, Juli ka vendosur të mbajë edhe një premtim të rëndësishëm që i kishte bërë prej kohësh Mateos: të linte duhanin në momentin që ai do të firmoste kontratën e parë profesionale.

“I kisha premtuar se kur të bënte kontratën e parë profesioniste do lë duhanin, por nuk e dija që do vinte kaq shpejt ky moment”, shkroi aktori, duke treguar se tashmë ka ardhur koha për ta mbajtur fjalën.

Në një postim të shoqëruar me fotografi të Mateos nga fusha e futbollit, Jul Deda nuk e ka fshehur emocionin dhe krenarinë për rrugëtimin e djalit të tij dhe për punën që e ka sjellë deri në këtë pikë.

“Jam i lumtur që erdhi kjo ditë, jam krenar për punën dhe pasionin me të cilin u rrite dhe u brumose. Asgjë nuk vjen me shkop magjik, gjithçka ka nevojë për kohën e vet, duhet shumë përkushtim, sakrificë dhe dashuri”, u shpreh ai.

Në fund, Juli i ka kushtuar të birit edhe disa fjalë këshilluese për të ardhmen:

Mos harro kurrë nga ke ardhur dhe si ke ardhur. Qëndro modest, i përkushtuar, pasionant dhe mbi të gjitha puno fort dhe shijoje punën tënde. Paç fat. Të dua!

Sipas postimit, Mateo Deda do ta vijojë karrierën e tij në futboll me KF Korabi, ndërsa për Jul Dedën nis tani sfida për të mbajtur premtimin: t’i japë lamtumirën duhanit.