Teksa përgatitjet për “Big Brother VIP Albania 6” janë në zhvillim, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas burimeve të “Loki Magazine”, një prej konkurrenteve që pritet t’i bashkohet edicionit të gjashtë është Negisa Dido.

“She’s on Top 7” - Top Channel
Emri i saj është tashmë i njohur për publikun e Top Channel. Negisa u shpall fituese e edicionit të shtatë të “She’s On Top” në vitin 2026, duke triumfuar në finalen e formatit.
Fitorja i siguroi asaj edhe një kontratë profesionale televizive me “E Diell”, si dhe mundësinë për të qenë pjesë e kopertinës së revistës “Global Woman”.
Por duket se aventura e saj televizive mund të marrë një tjetër kthesë shumë shpejt.
Vetëm pak kohë pas triumfit në “She’s On Top”, Negisa Dido po përflitet si një prej emrave që mund të hyjë në “Big Brother VIP Albania 6”.
Burimet e “Loki Magazine” e lidhin emrin e saj me kastin e sezonit të ri, duke e bërë një prej konkurrenteve të para që përflitet konkretisht për këtë edicion.
Megjithatë, deri tani Top Channel nuk ka prezantuar zyrtarisht kastin e BBVA 6, ndaj pjesëmarrja e Negisës mbetet ende për t’u konfirmuar nga produksioni.
Nëse lajmi rezulton i saktë, Negisa do të rikthehej në ekran shumë shpejt pas suksesit në “She’s On Top”, por këtë herë në një prej formateve më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri.
A do ta shohim Negisa Didos brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 6”? Mbetet për t’u parë.




