Pas ndarjes nga Klodi, Elijona nis “epokën e re”: "Duke ndërtuar një..."

Elijona Binakaj via Instagram
Elijona Binakaj via Instagram

Pas ndarjes nga Klodi, Elijona duket se po e përqendron vëmendjen te vetja dhe te një kapitull i ri në jetën e saj.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga palestra, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh domethënës në anglisht:

“Një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes.”

Elijona Binakaj via Instagram Story

Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Elijona konfirmoi publikisht ndarjen nga Klodi.

Ajo bëri të ditur se të dy kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, duke kërkuar njëkohësisht respekt për privatësinë e tyre.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë”, ishte një prej mesazheve të Elijonës në reagimin e saj të parë pas ndarjes.

Edhe Klodi ka reaguar publikisht pas përfundimit të lidhjes, duke mohuar zërat për tradhti apo keqtrajtim nga ana e tij.

Ai nuk ka zbuluar arsyen konkrete që çoi në fundin e marrëdhënies, duke u shprehur vetëm se “koha do të tregojë çdo gjë”.

Në këtë situatë, fotografia e re e Elijonës nga palestra, e shoqëruar me mesazhin për një “epokë të re” dhe për të ndërtuar një version më të mirë të vetes, duket se është një tjetër mesazh i saj publik pas përfundimit të lidhjes.