Florjan Binaj reagon pas skandalit të videove intime: “Ata që na q**ë ne, duke na vjedhur”

Florjan Binaj reagon pas skandalit të videove intime: “Ata që na q**ë ne, duke na vjedhur”

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime që pretendohet se përfshijnë persona të njohur të showbizit shqiptar vijon të shkaktojë reagime të shumta nga figura publike.

Mes tyre është edhe aktori Florjan Binaj, i cili ka zgjedhur të mos komentojë personat e përfolur, por ta zhvendosë vëmendjen te çështje të tjera që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Binaj ka shpërndarë në Instagram një postim të Genc Sejkos, ku shkruhet:

“Se çfarë bëjnë dy ose tre veta në shtrat nuk më intereson fare. Le të përqendrohemi tek ata që na q**ë ne, duke na vjedhur çdo ditë.”

Florjan Binaj via Instagram Story

Aktori e ka shoqëruar postimin me një shenjë miratimi, duke lënë të kuptohet se pajtohet me mesazhin e tij.

Reagimi vjen në një moment kur videot intime dhe pretendimet që i shoqërojnë ato kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, disa figura publike kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo vëmendje po e zhvendos fokusin nga çështje të tjera me interes publik.

Edhe qëndrimi i Binajt duket se fokusohet pikërisht në këtë aspekt. Aktori nuk ka komentuar personat e përfolur dhe as përmbajtjen e materialeve private, por ka përcjellë mesazhin se jeta intime e individëve nuk duhet të kthehet në qendrën e debatit publik.

Në vend të kësaj, postimi i shpërndarë prej tij kërkon që vëmendja të drejtohet te problematikat që prekin qytetarët dhe përdorimi i parave publike.