Ish-finalisti Miri ka reaguar për herë të parë lidhur me një nga momentet më të komentuara në BBVIP, takimin e Selinës me nënën e saj brenda shtëpisë.
Ai u shpreh se do të kishte dashur të kishte mundësinë të reagonte në atë moment, sidomos pasi nëna e Selinës i kërkoi vajzës të largohej nga loja dhe ngriti akuza ndaj tij dhe Rogertit.
Gjatë diskutimit në studio, Miri iu drejtua moderatorit Ledion Liço, duke theksuar se situata kërkonte një sqarim edhe nga ana e tij:
“Jo, nuk mendoj se ke pasur inat, po ke mbajtur disa qëndrime kundër sjelljes time. Në disa momente nuk më është dukur e drejtë, se kur erdhi mami i Selin, nuk na dhe mundësi për të folur, se ajo ishte akuzuese drejtpërdrejt për ne të dy. Nuk na le mundësinë që ne të thonim diçka, se ne mund të kërkonim falje që në fillim, por ti shkove në situatën tjetër.”
Nga ana e saj, Selin reagoi duke theksuar se kushdo që dëshiron të sqarojë një situatë duhet të marrë iniciativën:
“Kush do ta sqarojë diçka e ngre zërin e tij.”
Miri vijoi duke shtuar se kishte pritur një ftesë të drejtpërdrejtë për të folur:
“Unë mezi po e prisja që ju do të thonit: Miri, çfarë mendon ti për këtë?”
Debati u përfshi edhe nga opinionisti Arbër, i cili theksoi se koha në transmetim është e kufizuar dhe se Miri ka pasur mundësi të shprehej:
“Ka momente që koha është e kufizuar, edhe ty nuk të ka penguar të dalësh para kamerës edhe të thuash çfarë të duash.”
Në përfundim, Miri sqaroi se nuk po kërkon përgjegjësi të përgjithshme, por vetëm për atë moment specifik, të cilin e cilësoi si një situatë të jashtëzakonshme që meritonte më shumë hapësirë për reagim.




