Erik Fullani është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi është fotografuar gjatë pushimeve në shoqërinë e një vajze tjetër, duke nxitur menjëherë diskutime në rrjet.
Pamjet, që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, kanë bërë që shumë ndjekës të ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tij me Sara Hoxhën, pasi kjo e fundit nuk shfaqet në pushimet e fundit të Fullanit.

Screenshot
Prania e vajzës misterioze në krah të Erikut ka ushqyer aludimet për një ndarje të mundshme, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nëse mes tyre ekziston një lidhje romantike apo nëse bëhet fjalë thjesht për një shoqëri.
Deri në këtë moment, as Erik Fullani dhe as Sara Hoxha nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar zërat që po qarkullojnë, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.
Për rrjedhojë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që çifti i ka dhënë fund marrëdhënies apo që vajza me të cilën është parë Fullani ka një rol tjetër në jetën e tij.
Ndërkohë, fansat presin një reagim nga protagonistët, i cili mund të sqarojë situatën dhe t'u japë fund aludimeve që kanë pushtuar rrjetet sociale.




