Mbrëmja e djeshme në “Post Big Brother VIP” u shoqërua me debate të forta, teksa Mateo dhe Selin u përballën drejtpërdrejt për çështjen e fitores së BBVIP.
I pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse Selin e meritonte çmimin e madh, Mateo dha një përgjigje të prerë dhe mjaft kritike:
“Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin.”
Ai vijoi më tej duke argumentuar që loja e saj është bazuar në raportin me Mirin, përplasjet me Rogertin dhe një lloj viktimizimi:
“Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj.”
Nga ana tjetër, Selin u shfaq e zhgënjyer nga deklaratat e tij, duke i kujtuar se brenda shtëpisë kishte shprehur një qëndrim krejt tjetër:
“Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.”
Debati u zgjerua edhe me ndërhyrjen e Monikës, e cila vuri në pikëpyetje lojën e Mateos: “Cila ishte loja jote, Mateo?”
Mateo u mbrojt duke theksuar se ka pasur përplasje të shumta me banorët dhe ka qenë aktiv në lojë, ndërsa Monika e kundërshtoi duke thënë se loja e tij është zhvilluar në kurriz të Brikenës.
Edhe Brikena reagoi, duke pranuar se në një moment kishte dashur që Mateo të fitonte, por shtoi se edhe Selin e meritonte përballë sulmeve dhe ofendimeve që kishte përjetuar.
Debati vijoi me tone edhe më të larta, ku u përfshinë edhe Rogerti dhe Edisa, duke theksuar se të dy finalistët kanë pasur rol të rëndësishëm në këtë edicion.
Në fund, Selin mbrojti qëndrimin e saj me bindje:
“Unë nuk jam bërë pishman për asgjë, e vërteta është që unë jam shumë krenare për qasjen që kam bërë në atë shtëpi edhe për argumentet që unë kam bërë.”
Kjo përplasje e ashpër tregon se debatet rreth fitueses së BBVIP vazhdojnë të jenë të ndezura edhe pas përfundimit të spektaklit.




