Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka prekur ndjekësit me një gjest human, duke treguar se prej vitesh i dhuron veshjet që nuk i përdor më për vajzat në nevojë.
Gjithçka nisi pasi një ndjekëse e pyeti në rrjetet sociale se çfarë bënte me rrobat që nuk i vishte më. Selin zbuloi se zakonisht i dërgon në Xhaminë e Tabakëve, duke shtuar se edhe këtë herë kishte planifikuar të dorëzonte një pjesë të tyre.

Selin Bollati via Instagram Story
Më pas, ajo ndau edhe një bisedë me një vajzë që kishte përfituar më herët nga ndihma e saj, duke theksuar se këtë traditë e ka ndjekur prej vitesh, si para ashtu edhe pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania.

Selin Bollati via Instagram Story
Për shkak të numrit të madh të mesazheve që mori këtë herë, Selin vendosi që një pjesë të veshjeve t’ua dërgonte drejtpërdrejt disa vajzave në Berat, Korçë dhe Pogradec, ndërsa pjesën tjetër do ta dorëzonte në xhami së bashku me Gimbos.
“Do doja të kisha aq shumë sa për t’ju dhuruar të gjithave që më keni shkruar”, u shpreh ajo, duke falënderuar vajzat që i besuan historitë dhe vështirësitë e tyre personale.
Selin tregoi gjithashtu se përpiqet t’i shfrytëzojë edhe bashkëpunimet me bizneset për të ndihmuar të tjerët, duke kërkuar produkte shtesë që më pas t’i dhurojë për njerëzit në nevojë.
Në fund të mesazhit, ajo ndau edhe një mesazh frymëzues për ndjekësit, duke i inkurajuar të mos humbin shpresën, pavarësisht sfidave që kalojnë.
“Kam qenë dikur në këpucët tuaja. Me rëndësi është të keni vizion për jetën tuaj dhe, mbi të gjitha, besimin në Zot”, shkroi Selin Bollati, një mesazh që u vlerësua gjerësisht nga ndjekësit e saj.




