Pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka reaguar sërish publikisht, duke ndarë këtë herë një mesazh mbështetës që ka marrë nga një ndjekës në Instagram.
Përmes një postimi në Instagram Story, artistja ka zgjedhur të publikojë fjalët e një personi që shpreh solidaritet me të dhe dënon shpërndarjen e materialeve private.
Në mesazhin e publikuar përmendet edhe Adrian Hila, ndërsa autori i tij shpreh pretendime lidhur me mënyrën se si është realizuar videoja dhe arsyet që mund të kenë çuar në regjistrimin e saj.
“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin që këngëtarja ka zgjedhur të shpërndajë.

Eli Fara via Instagram Story
Më tej, ndjekësi shpreh mbështetjen e tij për Eli Farën, duke theksuar se ajo nuk duhet të përballet me gjykime për jetën e saj private dhe se publikimi i materialeve të tilla nuk justifikohet.
“Eli nuk ka bërë asgjë të gabuar apo të turpshme. Ajo ka vepruar sipas dëshirës së saj, duke marrë vendimet e veta për trupin dhe ndjenjat. Si shoqëri, ne ende e konsiderojmë seksin një tabu”, thuhet më tej në mesazhin e shpërndarë.

Eli Fara via Instagram Story
Ky reagim përbën një nga qëndrimet më të qarta në mbështetje të Eli Farës pas qarkullimit të materialeve intime. Më herët, këngëtarja iu drejtua policisë lidhur me rastin, ndërsa në reagimet e para publike nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Adi Hilës.




