Një tjetër deklaratë e bujshme është bërë në lidhje me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë shkaktuar reagime të shumta në media dhe në rrjetet sociale.
Këtë herë, ka qenë këngëtari Labinot Rexha ai që ka ngritur pikëpyetje të reja. Gjatë një interviste për “Prive”, ai pretendoi se në materialet që po diskutohen mund të shfaqet edhe një personazh që ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
I pyetur për skandalin që ka tërhequr vëmendjen e publikut, Rexha deklaroi:
“Po ju jap ekskluzive. Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës, banor që është aty. Por ishalla që nuk po e nxjerrin”, u shpreh këngëtari.
Megjithatë, Labinot Rexha nuk përmendi asnjë emër, ndërsa nuk dha detaje të tjera për identitetin e personit apo burimin e informacionit të tij.
Deklarata vjen në një moment kur videot private të përfolura kanë nxitur diskutime të shumta dhe kanë përfshirë emra të ndryshëm të njohur, disa prej të cilëve kanë mohuar çdo lidhje me materialet.
Deri më tani, pretendimi i këngëtarit mbetet i pakonfirmuar. Nuk ka prova publike që vërtetojnë se në videot në fjalë shfaqet një ish-konkurrent i “Big Brother VIP Kosova”, ndaj identiteti i personit të përmendur mbetet i paqartë.




