Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për Laurent Krasniqin, TikTokerin e njohur dhe ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”. Ai ishte vetëm 29 vjeç.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku Krasniqi u përfshi në një aksident teksa udhëtonte me motor.
Pas aksidentit, 29-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë bërë përpjekje për t’i shpëtuar jetën.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, Laurent Krasniqi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga aksidenti.
Lajmi i trishtë është konfirmuar edhe nga burime të “Prive By Liberta Spahiu”, duke shkaktuar reagime dhe tronditje te ndjekësit e tij.
Krasniqi ishte bërë i njohur fillimisht përmes TikTok-ut, ndërsa më vonë u bë pjesë edhe e “Big Brother VIP Kosova”, ku u njoh më gjerësisht nga publiku.
Ndërkohë, rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar dhe pritet që autoritetet të japin më shumë informacion lidhur me ngjarjen tragjike.




