Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, ka reaguar pas raportimeve të publikuara gjatë ditës së sotme, në të cilat emri dhe imazhi i saj u përmendën në kuadër të materialeve audio dhe video që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.
Sipas raportimeve, Hati pretendohet se shfaqet në disa prej regjistrimeve të realizuara në zyrën e Agasit. Megjithatë, në materialet e publikuara nuk paraqiten prova që e lidhin atë me ndonjë veprimtari të paligjshme.
Pas publikimit të lajmeve, Hati ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shprehu irritimin e saj për mënyrën se si është përfshirë në raportime.
“Unë nuk e kuptoj që nuk ju ec lajmi pa vënë fytyrën time ose emrin tim, se doni me hangër bukë në kurriz tim. Po na keni qarë kokën, na keni lodhur trutë”, u shpreh ajo.
Më tej, influencuesja kërkoi që të bëhen publike provat që qëndrojnë pas pretendimeve dhe kundërshtoi përfshirjen e emrit të saj në këto raportime.
“Ku i keni provat? Nxirrni provat. A keni Zot apo s’keni? Nuk ju marr vesh”, tha Hati në reagimin e saj.
Deri në këtë moment, reagimi i saj vjen si kundërshtim ndaj raportimeve, ndërsa nuk është bërë publike ndonjë provë që ta lidhë atë me veprimtari të paligjshme.




