“Kam kaluar shumë gjëra”/ Stresi habit fansat me njoftimin e fundit: “Po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”

“Kam kaluar shumë gjëra”/ Stresi habit fansat me njoftimin e fundit: “Po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”

Stresi ka rikthyer vëmendjen te paralajmërimi i tij për një pauzë nga muzika, përmes një mesazhi falënderimi drejtuar fansave, kolegëve dhe kritikëve që e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit të tij artistik.

Reperi kujton uljet dhe ngritjet që ka kaluar ndër vite, duke theksuar se, pavarësisht gjithçkaje, respekti dhe dashuria për njerëzit që i kanë qëndruar pranë nuk kanë ndryshuar.

Megjithatë, ajo që në pamje të parë mund të dukej si një lamtumirë, Stresi e ka sqaruar se nuk është e tillë.

“Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”, shkruan ai.

Stresi via Instagram Story

Reperi ka shtuar se do të rikthehet sërish pranë fansave dhe se, kur të kthehet, do të ketë më shumë për të treguar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë projekti bëhet fjalë, duke e lënë të hapur enigmën rreth asaj që po përgatit.

Në një njoftim të mëparshëm, Stresi kishte bërë me dije se do të publikonte disa këngë të reja, të cilat sipas tij kishin mbetur të bllokuara për shkak të problemeve teknike dhe procedurave që lidheshin me YouTube.

Pas publikimit të tyre, reperi kishte paralajmëruar se do të merrte një pauzë nga muzika, për t'u fokusuar te projekte të tjera profesionale.

Kështu, mesazhi i fundit duket se konfirmon se bëhet fjalë për një shkëputje të përkohshme, dhe jo për një tërheqje përfundimtare nga muzika.

Se çfarë po përgatit Stresi gjatë kësaj periudhe dhe cili është projekti i ri që përmend, mbetet ende për t’u zbuluar.