Haaland dhe MrBeast bashkojnë forcat? Një foto e dyshes ndez kureshtjen: “2 YouTubers”

Haaland dhe MrBeast bashkojnë forcat? Një foto e dyshes ndez kureshtjen: “2 YouTubers”

Erling Haaland dhe MrBeast duket se po përgatisin një bashkëpunim të përbashkët, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave në rrjetet sociale.

Ylli i Manchester City publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet krah një prej krijuesve më të njohur të përmbajtjes në YouTube, MrBeast.

“2 YouTubers”, shkroi Haaland krahas fotos, duke shtuar edhe një emoji të një kamere filmike.

Postimi mori shpejt vëmendjen e ndjekësve, ndërsa edhe llogaria zyrtare e MrBeast reagoi në komente me një “Bukur”. Komenti ka shtuar dyshimet se dyshja mund të jetë duke përgatitur një video së bashku.

Haaland është bërë gjithnjë e më aktiv në YouTube, ku publikon përmbajtje që lidhet me jetën dhe aktivitetet e tij jashtë futbollit.

Kanali i tij “@erling” ka rreth 4.49 milionë abonentë, ndërsa një bashkëpunim me MrBeast do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për praninë e futbollistit në platformat digjitale.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një video argëtuese, një sfidë në stilin e MrBeast apo ndonjë projekt tjetër.

Fansat kanë nisur tashmë të spekulojnë edhe për mundësinë që dyshja të rikrijojë ndonjë prej memeve virale të Haaland, por asgjë nuk është konfirmuar deri tani.

Ndërkohë, përtej rrjeteve sociale, Haaland pritet të rikthehet në fushën e blertë të dielën, kur Manchester City do të përballet me Sunderland në kuadër të Premier League.