“I dashuri i shoqes është gay dhe më ngacmon”, Rina Balaj publikon rrëfimin e pazakontë...

Rina Balaj via Instagram
Rina Balaj via Instagram

Një mesazh anonim, një sekret i sikletshëm dhe një situatë që vendos një miqësi përballë një të vërtete të papritur. Kështu është zhvilluar një prej rrëfimeve që Rina Balaj ka marrë nga ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja ka hapur një bashkëbisedim me ndjekësit, duke i ftuar të ndajnë sekrete dhe histori personale që zakonisht zgjedhin t’i mbajnë për vete.

Mesazhet e publikuara nga Rina përfshinin edhe rrëfimin e një ndjekësi, i cili pretendon se po ngacmohet nga partneri i shoqes së tij.

“I dashuri i shoqes sime është homoseksual. Ai më ngacmon mua, por unë nuk ia var dhe nuk dua t’i ndaj”, thuhej në mesazhin anonim.

Rina Balaj via Instagram Story

Por një detaj i veçantë në këtë histori u zbulua nga vetë Rina.

Krahas një pamjeje të reagimit ndaj mesazhit, këngëtarja shkroi me humor: “Vajza, bëni kujdes!”, duke sqaruar se personi që i kishte dërguar këtë rrëfim ishte në fakt djalë.

Rrëfimi i pazakontë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, duke u bërë një prej historive më interesante të publikuara nga këngëtarja gjatë bashkëbisedimit të saj në rrjetet sociale.