Surpriza e Mozës pas “Ferma VIP 3”! Zbulon bashkëpunimin e shumëpritur me Taynën...

Surpriza e Mozës pas “Ferma VIP 3”! Zbulon bashkëpunimin e shumëpritur me Taynën...

Fituesja e “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka zbuluar se pas përfundimit të spektaklit ka marrë oferta interesante për bashkëpunime muzikore, ndërsa një prej tyre vjen nga një prej emrave më të njohur të skenës shqiptare, Tayna.

E ftuar në Vizion Plus, përballë gazetares Pranvera Borakaj, Moza foli për eksperiencën e saj në reality show, por edhe për planet e reja që e presin jashtë fermës.

Shkrimtarja tregoi se është mjaft e emocionuar nga dëshira e Taynës për të realizuar një bashkëpunim muzikor me të.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” u shpreh ajo.

Por kjo nuk ishte e vetmja ofertë. Moza zbuloi se edhe ish-fermeri Bujaka i ka propozuar një projekt të përbashkët, megjithatë, me humor, ajo tha se ka vendosur të respektojë "radhën".

“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’, se Tayna më ka kërkuar e para,” rrëfeu fituesja e “Ferma VIP 3”.

Me këtë deklaratë, Mimoza Ahmeti la të kuptohet se fansat mund të presin shumë shpejt një projekt muzikor surprizë, që mund ta sjellë atë për herë të parë në duet me Taynën.