“Nuk jemi më si dikur”/ Londrim Mekaj flet për raportin me Elijonën dhe Klodianin...

“Nuk jemi më si dikur”/ Londrim Mekaj flet për raportin me Elijonën dhe Klodianin...

Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet për një krisje të miqësisë, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë raportin me Elijona Binakajn dhe Klodian Mihajn.

I ftuar në emisionin “SOL”, Londrimi pranoi se marrëdhënia mes tyre nuk është më ajo që ka qenë në fillim, edhe pse theksoi se respekti vazhdon të mbetet i pandryshuar.

Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara,” u shpreh ai.

Sipas Londrimit, distancimi ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve personale dhe situatave të vogla që, me kalimin e kohës, kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, ai zgjodhi të mos zbulojë detaje të mëtejshme.

Ai sqaroi gjithashtu se mungesa e Elijonës dhe Klodianit në një event të rëndësishëm lidhej pikërisht me këtë periudhë ftohjeje mes tyre.

Pavarësisht kësaj, Londrim Mekaj la të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare të miqësisë. Ai theksoi se vazhdon t’i respektojë dhe t’i vlerësojë të dy, duke besuar se gjithçka mund të zgjidhet përmes dialogut.

Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi,” deklaroi ai.

Me këtë deklaratë, Londrimi lë të hapur mundësinë për një pajtim në të ardhmen, duke treguar se, edhe pse marrëdhënia ka ndryshuar, dyert për rikthimin e miqësisë mbeten ende të hapura.