Ilnisa Agolli ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve pas një postimi të fundit në Instagram, i cili ka ngritur pikëpyetje për jetën e saj sentimentale.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” publikoi në Instastory një fotografi bardh e zi nga një darkë në restorant, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte një detaj i veçantë.
Në imazh, duart e Ilnisës shihen të ndërthurura me ato të një mashkulli, një moment që ka ndezur menjëherë aludimet se gazetarja mund të ketë nisur një romancë të re.

Ilnisa Agolli via Instagram Story
Megjithatë, Ilnisa nuk ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëronte dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi fotografinë, duke lënë gjithçka në kuadrin e spekulimeve.
Ky postim vjen disa muaj pas ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi, me të cilin krijoi një histori dashurie gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 3.
Që prej përfundimit të asaj marrëdhënieje, gazetarja ka preferuar të jetë mjaft diskrete për jetën e saj private. Pikërisht për këtë arsye, fotografia e fundit ka ngjallur kureshtje të madhe mes ndjekësve.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie apo thjesht për një moment të rastësishëm.




