Publikohen sms! Ndryshime rrënjësore në sezonin e ri të “Për’puthen”...

Logo - Për’puthen
Logo - Për’puthen

Top Channel ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të “Për’puthen”, por duket se këtë herë programi i dashurisë do të rikthehet me ndryshime të mëdha.

Në një postim të publikuar në faqet zyrtare të Top Channel dhe “Për’puthen”, televizioni ka zgjedhur një mënyrë intriguese për të paralajmëruar risitë e sezonit të ardhshëm.

Instagram Post
Db8nCDUucVD

Në bisedën e inskenuar shkruhet:

“A je tu e ndje???”

Pas përgjigjes me humor, vjen pyetja që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve:

“Jo jo, ndryshimet e reja në Për’puthen?”

Përgjigjja është edhe më intriguese:

“Me themel aaaa?”

Kjo ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një ndryshim rrënjësor të formatit, dhe jo thjesht për disa risi të vogla.

Deri tani, Top Channel nuk ka zbuluar se çfarë do të ndryshojë konkretisht, duke e mbajtur ende surprizë për publikun. Megjithatë, krahas paralajmërimit, është konfirmuar edhe një tjetër detaj: aplikimet për sezonin e ri do të hapen së shpejti.

Kapitull i ri… Aplikimet hapen së shpejti! A jeni gati?”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Tashmë kurioziteti është i madh: Çfarë do të ndryshojë “me themel” në “Për’puthen”? A do të ketë një studio të re, drejtim të ri, rregulla të reja apo një formulë krejtësisht ndryshe për njohjet mes konkurrentëve?

Përgjigjet pritet të zbulohen në ditët në vijim.