Një hyrje e veçantë ka shënuar puntatën e fundit të “Përputhen”, ku konkurrenti i ri, Jurgeni, u prezantua në studio në një mënyrë të pazakontë, duke mbajtur fillimisht të fshehur identitetin.
Jurgeni u shfaq përpara konkurrentëve me një maskë bardhë dhe të artë, ndërsa detyra për t’ia zbuluar fytyrën iu besua Adës. Ishte pikërisht ajo që iu afrua dhe ia hoqi maskën, duke prezantuar kështu konkurrentin e ri për pjesën tjetër të kastit.
Por për fansat e formateve televizive, maska nuk ishte krejt e panjohur.
Një maskë pothuajse identike ishte përdorur më herët nga Rogert Sterkaj gjatë hyrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”. Edhe Rogerti u shfaq fillimisht me fytyrën e mbuluar nga një maskë bardhë e artë, përpara se të zbulonte identitetin.
Kjo ngjashmëri nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi hyrja e Jurgenit në “Përputhen” rikujtoi menjëherë prezantimin e Rogertit në BBVA, duke krijuar një paralelizëm mes dy hyrjeve.
Megjithatë, pavarësisht ngjashmërisë së dukshme, Jurgeni është një konkurrent i ri i “Përputhen” dhe jo një rikthim i Rogertit.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo hyrje e pazakontë do të jetë vetëm një mënyrë për të tërhequr vëmendjen apo nëse Jurgeni do të sjellë dinamika të reja në sezonin e ri të programit.




