Debati përfundon me përjashtim në “Për’puthen”, Heidi Baci i drejtohet konkurrentit: “Çohu dhe lër programin”

Heidi Baci via Instagram
Heidi Baci via Instagram

Një debat i tensionuar në studion e emisionit “Për’puthen” ka përfunduar me largimin e konkurrentit Mario, pas ndërhyrjes së moderatores Heidi Baci.

Gjatë diskutimit mes pjesëmarrësve, Mario përdori fjalën “gjytyrym”, një shprehje fyese që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të moderatores.

Heidi nuk e la pa koment situatën, por iu drejtua drejtpërdrejt konkurrentit, duke i kërkuar të largohej nga studioja për shkak të gjuhës së përdorur.

“Është thënë një fjalë shumë e rëndë këtu gjatë debatit, prandaj të lutem Mario, të çohesh dhe të lësh programin”, u shpreh moderatorja.

Pas këtij reagimi, Mario u ngrit dhe u largua nga studioja, pa e zgjatur më tej diskutimin.

Vendimi i Heidi Bacit erdhi si pasojë e shprehjes së përdorur gjatë debatit, duke treguar se moderatorja nuk ishte e gatshme të toleronte gjuhën fyese mes konkurrentëve në emision.