Momenti që shkaktoi të qeshura në “Përputhen”: Endriti surprizon Xhesikën me veprimin e papritur...

“Përputhen” - Top Channel
“Përputhen” - Top Channel

Sezoni i ri i “Përputhen” sapo ka nisur, por konkurrentët kanë sjellë që në ditët e para momente që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes ishin Endriti dhe Xhesika. Gjatë emisionit, Endriti u ngrit nga vendi dhe iu afrua Xhesikës, e cila ndodhej e ulur.

Ai më pas u ul në gjunjë përpara saj, i kapi këmbën dhe e puthi, duke e surprizuar Xhesikën dhe konkurrentët e tjerë në studio.

Instagram Reel
DdjytG3OdJg

Momenti u shoqërua menjëherë me të qeshura dhe reagime nga të pranishmit. Edhe Xhesika e priti veprimin me të qeshur, ndërsa gjesti i Endritit u komentua nga konkurrentët e tjerë.

Pamjet janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku momenti ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit e programit.

“Përputhen” nisi sezonin e ri vetëm një ditë më parë, me Heidi Bacin si moderatore dhe një kast të ri konkurrentësh. Në hapje u prezantuan edhe rregulla të reja për sjelljen në studio, ndërsa Endriti dhe Xhesika kanë dhuruar një prej momenteve të para që ka marrë vëmendje në rrjet.