Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez i kanë dhënë fund pritjes: çifti është martuar më 11 gusht 2026, në një ceremoni civile private në Cascais të Portugalisë, pas afro një dekade së bashku.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë përmes rrjeteve sociale. Ronaldo publikoi një fotografi ku shihen duart e çiftit me unazat e martesës, të shoqëruar me përshkrimin e shkurtër: “C ❤️ G”. Pamja u përhap me shpejtësi dhe mori vëmendjen e fansave në mbarë botën.
Martesa vjen pikërisht një vit pas fejesës. Më 11 gusht 2025, Georgina kishte bërë publike fejesën e tyre përmes një fotografie me unazën e diamantit, duke konfirmuar se kishte pranuar propozimin e Ronaldos.
Çifti u lidh në vitin 2016 dhe e bëri lidhjen publike në vitin 2017. Gjatë viteve, Ronaldo dhe Georgina kanë ndërtuar familjen e tyre dhe kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Tashmë, fotografia e unazave të martesës shënon një kapitull të ri për çiftin, duke konfirmuar zyrtarisht martesën e një prej çifteve më të komentuar në botën e sportit dhe showbiz-it.




