Pas historive në BBVK, Lim Hoti shfaq interes për Selin Bollatin...

Pas historive në BBVK, Lim Hoti shfaq interes për Selin Bollatin...

Jeta personale e Lim Hoti vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe ndjekësve, sidomos pas romancave të tij të komentuara në Big Brother VIP Kosova me Dolcen dhe më pas lidhjes me Alba Pollozhani.

Së fundmi, ai ka tërhequr sërish vëmendje me një veprim në rrjetet sociale, duke treguar se po ndjek nga afër zhvillimet në Big Brother VIP Albania 5.

Në një postim në Instastory, Limi ka shprehur hapur mbështetjen për Selin Bollatin, një nga banoret më të forta të këtij sezoni, e cila tashmë ka siguruar vendin në finale.

Lim Hoti via Instagram Story

Ky veprim ka ngritur menjëherë dyshime dhe diskutime në rrjet, ku shumë ndjekës po spekulojnë nëse mes tyre ekziston një njohje e mëparshme apo nëse bëhet fjalë për një simpati të krijuar gjatë ndjekjes së spektaklit.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër aludimesh, ndërsa përgjigjet pritet të vijnë vetëm pasi Selina të përfundojë rrugëtimin e saj në shtëpi dhe të reagojë jashtë formatit.