Aktorja e “Portokalli” tregon mesazhin nga nëna e Selin për imitimin e saj...

Aktorja e “Portokalli” tregon mesazhin nga nëna e Selin për imitimin e saj...

Personazhet e Big Brother VIP 5 kanë frymëzuar jo vetëm publikun, por edhe skenën e humorit, duke u kthyer në burim imitimesh dhe personazhesh televizive.

Suela Prendi, e cila është bërë shumë e njohur për interpretimin e saj të Selina Bollati në Portokalli, ka ndarë disa detaje interesante nga kjo eksperiencë.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se reagimet më të bukura i ka marrë pikërisht nga familjarët e Selinës. Sipas saj, nëna e banores dhe një mikeshë e afërt e kanë kontaktuar personalisht për ta përgëzuar për mënyrën se si e sjell në skenë personazhin.

Aktorja zbuloi gjithashtu se ajo dhe Selina njihen prej kohësh, që nga një aktivitet shkollor, ku kanë bashkëpunuar në role të ndryshme artistike.

Megjithëse në fillim kishte pasur dilema se si do të pritej imitimi, duke qenë se humori shpesh i ekzagjeron tiparet, reagimi pozitiv i familjes e ka bërë të ndihet e vlerësuar dhe e motivuar.

“Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam pasur qëllim të futem në televizion dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqje shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale. Mami i Selin më ka shkruar, ‘shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë’, dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor.”

Ky qëndrim dashamirës tregon se, pavarësisht tensioneve të lojës në BBVIP, jashtë saj mbizotëron mirëkuptimi dhe vlerësimi për talentin dhe humorin.