Egli Tako dhe Krusita i përgjigjen akuzave se "janë bërë te i njëjti doktor"...

Egli Tako dhe Krusita i përgjigjen akuzave se "janë bërë te i njëjti doktor"...

Gjatë një bisede në studio, Egli Tako iu drejtua Krusitës me një pyetje me nota ironie: nëse të dyja ishin drejtuar te i njëjti doktor për ndërhyrje estetike. Komenti i saj vinte si një thumbim ndaj zërave që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale.

“Te cili doktor je bërë, që ta di a je bërë te i njëjti?”, duke ironizuar komentet e shpeshta që qarkullojnë në rrjet për ndërhyrje estetike.

Krusita reagoi në të njëjtën linjë humori, duke u shprehur se një gjë e tillë mbetet “sekret”, pasi sipas saj janë akuzuar vazhdimisht për të njëjtën gjë.

Më pas, Egli sqaroi se gjithçka ishte thjesht shaka dhe pjesë e autoironisë, duke theksuar se i pëlqen të tallet me komentet që bëhen për to në internet.

Momenti u prit me të qeshura nga të pranishmit në studio, duke treguar se si personazhet publikë shpesh i kthejnë komentet dhe aludimet e rrjeteve sociale në situata argëtuese.