“Pa dijeninë time...” – Gjesti padit kompaninë Onima!

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Gjesti ka ndërmarrë një hap të fortë ligjor, duke njoftuar se do të padisë kompaninë muzikore Onima për shkelje të të drejtave të autorit.

Përmes një reagimi publik, artisti bëri të ditur se, pas konsultimeve me ekipin e tij ligjor, ka vendosur të ndjekë rrugën e drejtësisë. Ai paralajmëroi se kallëzimi penal do të depozitohet në prokurori, duke përfshirë jo vetëm kompaninë, por edhe persona të tjerë të lidhur me të.

Sipas tij, thelbi i konfliktit lidhet me një kontratë që pretendohet se është firmosur pa dijeninë dhe miratimin e tij, duke përfshirë të drejtat mbi të gjithë repertorin muzikor.

“Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia”, është shprehur këngëtari.

Gjesti ka theksuar se do të jetë transparent me publikun, duke paralajmëruar edhe një dalje publike së bashku me avokatin e tij, ku pritet të sqarojë më në detaje situatën.

Gjesti via Instagram Story

Ky zhvillim pritet të hapë një debat të gjerë në industrinë muzikore shqiptare, veçanërisht për çështjet që lidhen me të drejtat e autorit dhe marrëdhëniet mes artistëve dhe kompanive muzikore.