Një moment emocionues është shënuar në “Big Brother VIP Albania”, ku Miri ka përcjellë një mesazh të ndjerë për familjen e tij.
Gjatë një interviste në “Big Brother Radio”, një format i realizuar brenda shtëpisë, ai u pyet nga Juela dhe Rogert Stërkaj për një mesazh që do t’i dërgonte të afërmve të tij.
Me emocione të dukshme, Miri shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke theksuar se ato janë arsyeja kryesore pse ai vazhdon rrugëtimin në lojë.
“Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time dhe vajzën time. I dua shumë, janë forca ime më e madhe këtu,” u shpreh ai.
Ai e mbylli rrëfimin me një deklaratë edhe më prekëse:
“I dua shumë, kam shumë nevojë për to, jetoj me to dhe mezi pres t’i takoj.”
Ky moment ka prekur jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun, duke treguar anën më të ndjeshme të tij përtej lojës.




