Mimoza nuk përmbahet: Cila është gjëja më e çuditshme që ka kërkuar në internet?

Mimoza nuk përmbahet: Cila është gjëja më e çuditshme që ka kërkuar në internet?

Një moment plot humor ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP”, ku banorët janë përfshirë në një lojë me pyetje spontane.

Protagoniste e radhës ishte Mimoza Ahmeti, e cila u përball me një pyetje mjaft kurioze:

“Cila është gjëja më e çuditshme që ke kërkuar në internet?”

Me stilin e saj karakteristik dhe pa filtra, ajo dha një përgjigje që shkaktoi të qeshura:

“Burrë mi, burrë [kam kërkuar]”, duke surprizuar të gjithë të pranishmit.

Ky moment u kthye menjëherë në viral në rrjetet sociale, duke konfirmuar edhe një herë spontanitetin dhe natyrën e saj unike, që po e bën një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni.

“Ferma VIP” vijon të sjellë jo vetëm dinamika loje, por edhe situata argëtuese që mbajnë publikun të gozhduar pas ekranit.