Marrëveshja që dështoi në minutën e fundit – Fero jashtë “Ferma VIP”

Marrëveshja që dështoi në minutën e fundit – Fero jashtë “Ferma VIP”

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” ka nisur zyrtarisht, duke sjellë në ekran edhe rikthimin e moderatores Arbana Osmani.

Megjithatë, një nga emrat më të përfolur para fillimit të spektaklit, reperi Fero, nuk u bë pjesë e këtij sezoni, pavarësisht pritshmërive të larta.

Sipas burimeve, ai kishte zhvilluar bisedime serioze për t’u bërë pjesë e formatit dhe konsiderohej si një nga hyrjet e sigurta. Megjithatë, në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordimit financiar.

Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast të njohur personazhesh, ku përfshihen emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Romir Zalla, Akil Varfi dhe të tjerë.