Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Nikol, ka ndarë një rrëfim të ndjerë pas daljes nga shtëpia, duke folur për një nga momentet më delikate të eksperiencës së saj.
E ftuar në “Fan Club” me moderatoren Kiara Tito, ajo ka sqaruar situatën e krijuar rreth letrës së dërguar nga nëna e saj gjatë sfidës së mosreagimit.
Nikol tregoi se nuk ka mundur ta shohë të plotë letrën gjatë kohës që ishte në shtëpi, por vetëm ka dëgjuar një pjesë të saj, pasi rregullat e lojës nuk e lejonin të reagonte apo të ndërvepronte.
Ajo u shpreh se, ndonëse ka zgjedhur të falë, ka nevojë për kohë për të reflektuar dhe për të kuptuar si do të vijojë marrëdhënia me të ëmën. Sipas saj, ky është një proces personal që nuk mund të ndodhë nën presionin e publikut.
“Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran letrën, se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua. Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë. Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”.
Rrëfimi i saj tregon një qasje të matur dhe emocionale, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht ndjenjave, ajo preferon t’i japë vetes hapësirën e nevojshme përpara çdo hapi të mëtejshëm.




