Një postim i papritur në profilin zyrtar në Instagram të Mimoza Ahmeti ka shkaktuar konfuzion dhe reagime të shumta te ndjekësit e saj dhe fansat e Ferma VIP 3.
Në llogarinë e saj u publikua një grafikë ku shfaqej fotografia e autores e shoqëruar me njoftimin: “MIMOZA largohet nga Ferma VIP”, duke ngritur menjëherë dyshime se rrugëtimi i saj në reality show kishte përfunduar papritur.
Megjithatë, situata rezultoi të ishte thjesht një rreng i organizuar në kuadër të 1 Prilli nga ekipi që menaxhon rrjetet e saj sociale.
Ky postim arriti të tërheqë menjëherë vëmendjen dhe të krijojë diskutime online, por fansat mund të qetësohen: Mimoza Ahmeti vazhdon garën në fermë dhe mbetet një nga personazhet më të spikatur të këtij edicioni.
E njohur për stilin e saj të veçantë dhe deklaratat shpesh virale, ajo pritet të sjellë ende momente interesante dhe dinamika të forta në vazhdim të spektaklit.




