Ermali habit: i bën ftesë Mozës të jetojë në shtëpinë e tij...

Ermali habit: i bën ftesë Mozës të jetojë në shtëpinë e tij...

Spektakli i radhës i “Ferma VIP” ka sjellë një tjetër moment viral, këtë herë mes Mimoza Ahmeti dhe opinionistit Ermal Mamaqi.

Gjatë diskutimit në studio, Mimoza analizoi situatën e krijuar rreth Akilit, duke theksuar se megjithëse e gjithë dinamika ishte ekzagjeruar, ai arriti qëllimin kryesor: vëmendjen.

“Gjysma e emisionit iku me të”, u shpreh ajo.

Ky koment u mbështet menjëherë nga Ermali, i cili nuk kurseu vlerësimet për shkrimtaren, madje me humor shtoi:

“Ta mbyllim që sot fermën dhe ta fitojë Moza”.

Por momenti që “shpërtheu” studion erdhi pak më vonë. Mamaqi zbuloi se kishte diskutuar edhe me bashkëshorten e tij, Amarda Toska, për një ide të pazakontë.

Ai i bëri një ftesë publike Mimozës që, pasi të përfundojë eksperiencën në reality show, të shkojë të jetojë me ta në shtëpi.

Kjo kërkesë e papritur shkaktoi të qeshura në studio dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.