E papritur! Top Channel reagon për largimin e Megi Pojanit nga “Për’puthen”...

E papritur! Top Channel reagon për largimin e Megi Pojanit nga “Për’puthen”...

Prej dy ditësh, lajmi se Megi Pojani nuk do të jetë më në drejtimin e “Për’puthen” në sezonin e ri ka bërë xhiron e rrjetit.

Sipas raportimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, moderatorja pritet të mbyllë kështu eksperiencën trevjeçare në krye të formatit, ndërsa ndryshime të tjera priten edhe në strukturën e programit.

Por në mes të këtyre aludimeve ka ardhur edhe një reagim nga vetë “Për’puthen” dhe Top Channel.

Në faqen zyrtare të programit është publikuar një postim që duket se i referohet pikërisht zërave të fundit:

“Thuhet se ka ndryshime në Për’puthen, thashetheme apo?”

Ndërkohë, në përshkrimin e postimit thuhet:

“Aplikimet hapen së shpejti, a jeni gati? 🍎”

Instagram Post
DcI_-b1ObYr

Ky reagim konfirmon se “Për’puthen” po përgatitet për sezonin e ri, por televizioni nuk ka dhënë ende një përgjigje të qartë nëse Megi Pojani do të largohet apo kush do ta zëvendësojë në moderim.

Deri tani, largimi i Megit është raportuar nga burime mediatike, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Top Channel që të prezantojë moderatoren e re. Në materialet e sezonit të kaluar në platformat e televizionit, Megi vijon të figurojë si moderatorja e formatit.

Ndërkohë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm për moderimin e ri, mes tyre Heidi Baci dhe Selin Bollati.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse postimi i fundit i “Për’puthen” është thjesht pjesë e promovimit të sezonit të ri apo një sinjal i parë për ndryshimet që pritet të sjellë programi.