Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm në muzikë përmes lëvizjeve të fundit në rrjetet sociale.
Këngëtari ka publikuar një seri prej 17 fotosh, duke u dhënë fansave një vështrim nga afër në prapaskenat e procesit kreativ. Këtë herë, ai ka zgjedhur të largohet nga zhurma e qytetit dhe të izolohet në një vilë mes natyrës, ku po punon për projektet e reja muzikore.
Postimet tregojnë një atmosferë të relaksuar dhe plot stil, me detaje që tërheqin vëmendjen – nga aksesorët unikë si makinat lodër, te veshjet e njohura “Supreme”, e deri te momentet spontane dhe plot humor.
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen kryesore ishte një detaj i fshehur mes fotove: një screenshot i një skedari audio me titullin:
“FUQISHEM-demo1”
Ky element konfirmon se kënga e re do të titullohet “Fuqishëm”, duke ngritur pritshmëritë për një projekt që pritet të jetë hit.
Për më tepër, Gjesti nuk është vetëm në këtë rrugëtim. Në pamje shfaqet edhe Gimbo, duke treguar se dyshja po bashkëpunon ngushtë në studio për këtë projekt.

Gjesti via Instagram
Me këtë kombinim dhe një titull kaq premtues, fansat tashmë janë në pritje të datës së publikimit, ndërsa gjithçka tregon se kënga e re mund të jetë një tjetër sukses në tregun muzikor.




