“Ne kundër botës”/ Brikena dhe Mateo “firmosin” lidhjen pas Post Big Brother...

Brikena Selmani via Instagram
Brikena Selmani via Instagram

Pavarësisht dyshimeve, pyetjeve pikante“Post BBVA” dhe skepticizmit nga një pjesë e publikut, Brikena dhe Mateo duket se janë më të bashkuar se kurrë.

Pas përfundimit të edicionit të pestë, çifti ka zgjedhur të flasë hapur përmes rrjeteve sociale, duke treguar se lidhja e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda shtëpisë, por po vazhdon edhe në jetën reale.

Ka qenë Brikena ajo që ka ndarë një foto elegante në Instagram, ku shfaqet krah Mateos, të dy të buzëqeshur dhe në një harmoni të dukshme.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotos, një mesazh i shkurtër, por me shumë kuptim:

“Në kundër botës 🤍”

Me këtë shprehje, ajo la të kuptohet se marrëdhënia e tyre është gati të përballet me çdo sfidë apo kritikë që mund të vijë nga jashtë.

Instagram Reel
DXb9blPCICP

Ky postim është parë nga ndjekësit si një konfirmim i fortë i romancës së tyre, e cila nisi në ekran dhe tashmë po vazhdon në realitetin e përditshëm.