Pas ndarjes së saj të shumëpërfolur nga Jashari, Hati është rikthyer sërish në fokus, këtë herë për një afërsi të mundshme me fituesin e Ferma VIP, Dijonis Bibën.
Gjithçka nisi nga një postim i Hatit, e cila publikoi një video “unboxing” të një produkti luksoz nga Cartier, ndërsa ndodhej mbi një varkë në një liqen piktoresk në Itali. Pamjet elegante dhe ambienti i veçantë tërhoqën menjëherë vëmendjen.

Hatixhe Brika via Instagram
Por ajo që ngriti dyshimet ishte një detaj tjetër: vetëm pak më vonë, edhe Dijonisi ndau pamje nga një vend që dukej thuajse identik, i njëjti liqen dhe sfond me vila karakteristike.
Kjo përputhje nuk i shpëtoi ndjekësve, të cilët menjëherë nisën aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve… por mjaftueshëm për ta bërë rrjetin të “ziejë”.




