Nga rivalë në miq? Miri dhe Rogerti surprizojnë pas Big Brother VIP Albania...

Rogert Sterkaj via Instagram
Rogert Sterkaj via Instagram

Pas një sezoni të mbushur me përplasje dhe debate të forta në Big Brother VIP Albania, pak kush e priste këtë kthesë mes Mirit dhe Rogertit.

Në festën zyrtare pas finales, dy ish-banorët kanë habitur ndjekësit, duke u shfaqur të afërt, të qeshur dhe të përqafuar, duke lënë pas çdo tension të krijuar gjatë lojës.

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet i tregon ata duke shijuar atmosferën së bashku, ndërsa momenti është shoqëruar edhe me një mesazh ironik për skeptikët: “Për të gjithë ata që thanë s’do flasin kur të dalin, ju puthim shumë”.

Livia Lozi via Instagram Story

Ky gjest është parë si një shenjë e qartë pajtimi, duke treguar se konfliktet brenda shtëpisë kanë qenë pjesë e lojës dhe jo e jetës reale.

Në fund, duket se Miri dhe Rogerti kanë zgjedhur ta mbyllin këtë kapitull me sportivitet dhe respekt, duke surprizuar publikun që priste krejt të kundërtën.