Një imazh që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes ish-finalistin e “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, duke nxitur spekulime për një hyrje të mundshme në “Ferma VIP”.
Në foton në fjalë, Mateo shfaqet me një zarf të spektaklit në dorë, duke bërë që shumë ndjekës të besojnë se ai mund të jetë konkurrenti më i ri i këtij formati. Madje, në rrjet ka qarkulluar edhe një bisedë e supozuar, ku pretendohet se ai e konfirmon vetë këtë pjesëmarrje.

Por e vërteta rezulton krejt ndryshe.
Pas verifikimeve, është zbuluar se fotografia nuk është autentike, por një imazh i manipuluar me Inteligjencë Artificiale. Po ashtu, edhe biseda që po shpërndahet është krijuar përmes aplikacioneve që simulojnë chat-e të rreme.
Pra, ndryshe nga sa u përhap fillimisht, Mateo nuk do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, të paktën për këtë sezon. Ky “lajm” rezulton të jetë thjesht një fake news, i krijuar për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar reagime në rrjet.




