Dy anëtarët e grupit të njohur “West Side Family”, Landi dhe Miri, janë vlerësuar së fundmi me një titull të veçantë, duke u cilësuar si “misionarë vlerash”.
Ky vlerësim është dhënë nga Fondacioni “Arben Tafaj”, ndërsa lajmi është bërë publik nga vetë artistët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehën mirënjohjen dhe emocionet e tyre:
“Tirona, zemra modhe. Të nderuar e privilegjuar për këtë vlerësim! Minimumi që të tregojmë mirënjohje, është që të japim shpirtin e zemrën. Nga Tiroona për të gjithë shqiptarët! Ju duam!”
Ky titull vjen si një vlerësim për kontributin e tyre ndër vite në muzikë dhe ndikimin pozitiv tek brezat e rinj.

Landi Fornia via Instagram
Megjithatë, paralelisht me këtë vlerësim, emri i Mirit është përfshirë edhe në një debat publik, pasi Ilir Vrenozi ka bërë deklarata të forta ndaj tij, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme pas përplasjes së tyre të fundit.
Kjo situatë krijon një kontrast të fortë, ku nga njëra anë artistët marrin nderime dhe vlerësime, ndërsa nga ana tjetër përballen me polemika që vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.




