"Ti je q* me...": Dea Michelle shokon rrjetin me reagimin ndaj komenteve fyese

Dea Michelle via Instagram
Dea Michelle via Instagram

Blogerja shqiptare Dea Michelle ka reaguar ndaj komenteve fyese që ka marrë në rrjetet sociale, duke i ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Në një InstaStory, ajo publikoi disa nga mesazhet më ofenduese që kishte marrë, të cilat përfshinin gjuhë të rëndë dhe sulme personale. Për shkak të përmbajtjes, disa fjalë janë censuruar.

Screenshot /LokiMagazine

“Për fat të keq, we made the news again, dhe ja çfarë kanë për të thënë disa masa analfabete. Ju doni vetëm vajza që shtrihen në e shpifet pz. But I just love albos, they’re unique”, shkruan Dea Michelle, duke ironizuar komentuesit që e kanë sulmuar.

Pamjet e publikuara tregojnë qartë disa komente me ton shumë të ashpër, duke reflektuar një herë të tjera nivelin e gjuhës së urrejtjes që shpesh shfaqet në rrjetet sociale ndaj figurave publike.